Buffon të vazhdojë kontratën me Juven

dardanmiftari | Tuesday, March 27, 2012 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është afër për të nënshkruar vazhdimin e kontratës, raporton Tuttosport.

Kontrata aktuale e 34-vjeçarit me Bianconerët skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe agjenti i tij më herët kishte dhënë dyshime për interesimin e klientit të tij për t’i dhënë fund karrierën me klubin nga Torino.

Megjithatë, besohet se gjatë disa javëve të ardhshme, Buffon dhe Juventus do të përfshihen në negociata për vazhdimin e kontratës, me Zonjën e vjetër që pritet ta formalizojë rinovimin në maj.

Përmes kontratës së re Buffon raportohet se do të lidhet me Juventusin deri në vitin 2015 dhe do ta rrisë pagën aktuale në 6 milionë euro në vit, pasi klubi dëshiron ta shpaguajë besimin e lojtarit gjatë sezoneve të kaluara.

Kapiteni i Italisë ka qenë te Juventusi që nga viti 2001, kur kompletoi transferimin nga Parma për 54.2 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...