Cruyff sërish kritikon Realin

dardanmiftari | Tuesday, March 27, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka dërguar një sulm të ashpër në drejtim të Real Madridit dhe kritikave të tyre ndaj vendimeve të arbitrave.

Madrilenët injoruan mediat gjatë javës së fundit në shenjë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarit në barazimin 1-1 ndaj Villarrealit, që i mundësoi Barcelonës të ngushtojë në gjashtë pikë diferencën ndaj tyre.

“Madrid janë humbës të dhimbshëm që kërkojnë arsyetim. Kundër Malagas dhe Villarrealit, ata nuk bënë më keq se sa kur luajtën nga Betis ose Rayo Vallecanos”.

“Pastaj i kanë fituar ndeshjet kur nuk i kanë merituar dhe pastaj kanë barazuar në ndeshje kur është dashur të fitojnë. Është shumë e thjeshtë”.

“Në ditët e sotme, Madrid ose fiton ose ata dalin të zemëruar. Nuk ka një vend në mes”, ka shkruar Cruyff në kolumnen e tij për El Periodico de Catalunya.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...