‘Cambiasso te Interi edhe për shumë vite’

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Esteban Cambiassos ka thënë se klienti i tij është prekur shumë nga fishkëllimat e tifozëve gjatë barazimit prej 2-2 ndaj Catanias, megjithatë ai nuk e ka në plan që të largohet nga Interi.

Mesfushori bëri një paraqitje jo të kënaqshme në Giuseppe Meazza, ndërsa shumëkush mendon se 31-vjeçari do të jetë tepricë kur zikaltrit ta riformojnë skuadrën.

Megjithatë, Peppino Tirri mendon se argjentinasi ka edhe shumë për t’i dhënë Interit. Agjenti ka thënë për i se fishkëllimat iu drejtuan klientit të tij, megjithatë kishin të bëjnë me formën e përgjithshme të skuadrës.

“Ai ende do të jetë një pikë reference për Interin në vitet e ardhshme”, ka sqaruar Tirri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...