De Gea: Kam bërë më shumë gjëra të mira sesa të këqija
Portieri i Manchester United, David de Gea, është shprehur i kënaqur me muajt e tij të parë në Old Trafford.
21-vjeçari i kushtoi 20 milionë euro Unitedit, mirëpo pati një fillim jo edhe aq të sigurt me Djajtë e Kuq. Ndërsa në javët e fundit paraqitjet e tij janë përmirësuar dukshëm dhe ai është i lumtur me kontributin e tij.
“Sinqerisht, mendoj se kam bërë më shumë gjëra të mira, sesa të këqija. Por duket se ato që i kam bërë keq janë raportuar më shumë”.
“Jam i lumtur me paraqitjet e mia deri më sot dhe jam i sigurt se do të ketë shumë të tjera”.
“Kuptohet, unë jam autokritik. Duhet të jem. Secili futbollist duhet të mësojë nga gabimet e tij dhe të përmirësohet çdo ditë dhe të mësojë se cilat janë dobësitë e tij”, citon AS fjalët e spanjollit.
Category: Futboll
0 Komente