Maradona: Dua të bëhem Wengeri i Al Wasl

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Legjenda argjentinase, Diego Maradona, ka deklaruar se do t’i pëlqente të bëhej sikur Arsene Wenger te klubi që e drejton aktualisht, Al Wasl.

Dikur lojtari më i mirë në botë ka mohuar edhe një herë se ka nënshkruar për klubin nga EBA vetëm për çështje parash.

“Do të më pëlqente ta përmbushja dhe ta rinovoja (kontratën); të bëhesha një lloj Arsene Wengeri te Al Wasl”.

“Dua ta përmbush një kontratë afatgjate, sidomos për shkak të të rinjve, të moshave 14, 16, 18 dhe 20 vjeç- t’u tregoj atyre se paraja është e rëndësishme për këdo, mirëpo lavdia nuk mund të blihet”, ka thënë Maradona për DPA.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...