Casillas: Kurrë nuk kam parë dikë si Ronaldo

dardanmiftari | Friday, March 16, 2012 | 0 Komente

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka lavdëruar bashkë-lojtarin e tij Cristiano Ronaldo, duke thënë se portugezi është më i miri që ai ka parë ndonjëherë.

27-vjeçari theu rekordin botëror të transferimeve në vitin 2009, kur iu bashkuar Madridit nga Manchester United për një marrëveshje që kapte vlerën 94 milionë eurove.

“Kurrë nuk kam parë dikë të luajë në nivelin e tij. Statistikat e tij janë mahnitëse. E vërteta është se kurrë nuk kam menduar se ata do të jenë kaq impresive kaq shpejt dhe se ai do të ketë një rol aq të madh në skuadër”.

“Ai i ka kaluar edhe të tillët si brazilianin Ronaldo dhe le të shpresojmë ai të mos jetë në këtë nivel në Kampionatin Evropian nëse ai luan kundër Spanjës”, ka thënë Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...