Cech: Patjetër të kualifikohemi në LK

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është një mision i patjetërsueshëm për Blutë.

“Nëse nuk kualifikohemi në Ligën e Kampionëve është një vit i humbur në progresin e klubit. Gjithmonë ka vite kur kaloni nëpër faza tranzicioni në skuadër dhe skuadra duhet të rindërtohet. Ose ju duhet të ndryshoni sa i takon menaxherëve dhe lojtarëve”.

“Për një klub të madh ju mund ta pranoni që ekipi të mos e fitojë ligën pasi është në tranzicion, por ju nuk mund t’i lejoni vetes të humbi pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve”.

“Skuadrat e mëdha janë për Ligën e Kampionëve, dhe rëndësia është se kjo është një garë shumë më e mirë se Europa League”, ka deklaruar Cech.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...