Ferguson: Jemi në pozitë ideale

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i ngazëllyer me pozicionimin e skuadrës në tabelë në këtë stad të sezonit.

Dështimi i Manchester Cityt të fitojë ndaj Stoke Cityt të shtunën, do të thotë se edhe një barazim ndaj Fulhamit në Old Trafford do të jetë i mjaftueshëm që United ta rikthejë kreun.

“Ne jemi në pozitën e duhur, në kohën e duhur dhe, më e rëndësishme, me lojtarët e duhur. Pas disa javësh ndjekjeje në pozitën e dytë, ne i kemi vendosur hundët në ballë dhe jam i sigurt se lojtarët janë i gatshëm ta shtojnë presionin”, ka thënë Fergie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...