Chelsea, 100 milionë për Ronaldon dhe Higuain?

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, besohet se është duke planifikuar hapa sensacionalë, duke tentuar transferimin e yjeve të Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain.

Daily Telegraph shkruan se Chelsea është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë për të lansuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për të transferuar në një paketë Cristiano Ronaldon dhe Gonzalo Higuain.

Lëvizja e fundit e cila besohet se po mendohet nga miliarderi rus ka për qëllim fuqizimin e ekipit londinez për sezonin e ardhshëm, me qëllim për ta bërë superfuqi të futbollit evropian dhe arritjes më lehtë drejt qëllimit të kahmotshëm – fitimit të Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...