Deschamps: Nuk kemi asgjë për të humbur

dardanmiftari | Tuesday, March 13, 2012 | 0 Komente

Marseille nuk ka asgjë për të humbur në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Interit- ka thënë trajneri Didier Deschamps.

Francezët udhëtojnë në Giuseppe Meazza me epërsi prej 1-0 nga ndeshja e parë që u zhvillua në Stade Velodrome.

“Suksesi në ndeshjen e parë, padyshim që na jep një avantazh të vogël, por Interi është favorit. Ne nuk kemi asgjë për të humbur. Interi është një skuadër e shkëlqyer dhe ata do të bëjnë gjithçka për t’u kualifikuar”.

“Taktikisht do të jetë shumë me rëndësi që të mbrohemi, por edhe të shënojmë dhe të luajmë mirë. Ky është qëllimi ynë”.

“Interit i duhet vetëm fitorja, por neve na konvenon edhe barazimi. Objektivi ynë ishte që të arrijmë në fazën e eliminimit direkt, por do të japim më të mirën që të shkojmë sa më larg që mundemi”, ka thënë Deschamps në një konferencë me gazetarë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...