Edhe më shumë presion mbi Realin

dardanmiftari | Saturday, March 24, 2012 | 0 Komente

Barcelona ka regjistruar fitore prej 2-0 në udhëtim në Iberostar Estadi të Mallorcas.

Mysafirët zhvilluan një gjysmë të parë dominuese duke arritur të shënojnë një herë.

Pas një goditjeje të lirë nga Lionel Messi, Alexis Sanchez vetëm e preku topin për ta plasuar në rrjet (25’).

Në gjysmën e dytë, vendasit tentuan që ta kthenin lojën në favor të tyre, ndërsa një lehtësim për ta ishte edhe përjashtimi i Thiago Alcantaras me kartonin e dytë të verdhë (57’).

Megjithatë, përkundër këtij përjashtimi, Blaugranët vazhduan të impononin lojën e tyre dhe të shfaqeshin të rrezikshëm, por edhe të shënojnë.

Edhe goli i dytë i Barcës u ndërtua nga Leo Messi, i cili goditi shtyllën, ndërsa Gerard Pique ishte aty për të shënuar (79’).

Pas kësaj fitoreje, Barcelona gjendet vetëm tre pikë prapa Real Madridit që zhvillon ndeshjen e kësaj xhiroje ndaj Real Sociedadit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...