City pëson, Atletico fiton
Janë zhvilluar ndeshjet e para të 1/8-ës së finales së Europa League dhe Sporting Lisbona na ka ofruar befasinë e parë duke mposhtur në Estadio Jose Alvalade liderin e Ligës Premier, Manchester Cityn, teksa nga ana tjetër fitues i madh ka dalë Atletico Madridi ndaj Besiktasit në Vicente Calderon.
Manchester City ishte dominues në pjesën e parë, por portugezët u kthyen tek në fund të pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë ku dhe u realizua goli i vetëm nga Xandao (51’), i cili shënoi me finte një gol të bukur që vendosi dhe rezultatin përfundimtar 1-0.
Në Vicente Calderon pa problem fitoi Atletico Madridi u shkëlqeu Eduardo Salvio, i cili shënoi dy gola, e ku kontriboi edhe Adrian. Golin e nderit për 3-1 e shënoi Simao, që ngushëlloi turqit.
Edhe Twente ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Schalkes me rezultat 1-0, teksa Olympiacos në udhëtim te Metalist Kharkov doli fitues në një ndeshje të komplikuar.
Ndeshjet kthyese zhvillohen pas një jave.
Category: Futboll
0 Komente