Fitore madhështore e Alonsos në Malajzi
Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, ka arritur që në mënyrë sensacionale të fitojë garën për Çmimin e Madh të Malajzisë, në kushte ekstreme atmosferike.
Shiu i madh në shtegun Sepang ka bërë që gara pas nëntë xhirove të shtyhej për 50 minuta, ndërsa pas rifillimit, gjithçka punoi në të mirë të Alonsos.
Ngasësi i Ferrarit nuk e kishte problem që të okuponte pozitën e parë, teksa paraqitje mjeshtrore kishte edhe piloti i Sauber, Sergio Perez, i cili u rendit i dyti. Lewis Hamilton i McLaren arriti vetëm vendin e tretë, sa për të qenë në pole.
Sigurisht, zhgënjimi më i madh i ditës ishte Sebastian Vettel, i cili pas një përplasje me Karthikeyan u detyrua që të largohej nga gara.
Ishte kjo fitorja e 28-të në karrierë për Fernando Alonson, teksa pas dy garave të zhvilluara në Formula 1, gjithçka na flet për një sezon të jashtëzakonshëm ku titulli do të diskutohet nga shumë pilotë.
Category: Formula 1
0 Komente