Ibra nuk ka vendosur nëse do ta përshëndesë Guardiolan

dardanmiftari | Tuesday, March 27, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, akoma nuk ka vendosur nëse do t’ia japë dorën trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, të mërkurën mbrëma.

Suedezi nuk ka pasur raporte të mira me Pep gjatë qëndrimit në Camp Nou në sezonin 2009/2010, ndërsa deri më tash është thënë shumëçka mes tyre.

“A do t’ia shtrëngoj dorën Guardiolas nesër (e mërkurë)? Nuk e di. Çka ka ndodhur, ka ndodhur”.

“A kemi Guardiola dhe unë ende probleme me njëri-tjetrin? Ai i ka problemet e tija, unë të miat. E kaluara është e kaluar”, u ka thënë Ibra gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...