Milani do ta sulmojë Barcelonën

dardanmiftari | Tuesday, March 27, 2012 | 0 Komente

Rossonerët do të zhvillojnë lojë sulmuese në sfidën e të mërkurës mbrëma kundër Barcelonës - ka deklaruar trajneri Massimiliano Allegri.

“Ndaj Barcelonës duhet të reduktojmë numrin e gabimeve. Duhet të luajmë në mënyrë ofensive, sepse duhet të shënojmë për t’u kualifikuar”.

“Ne nuk mund të luajmë sikur Interi i Mourinhos që luajti në Camp Nou. Ata ishin skuadër më shumë fizike, ndërsa ne jemi më shumë teknike”.

“Ky ekip i Milanit nuk është ndërtuar për t’u mbrojtur me të gjithë në afërsi të zonës së penaltisë”, ka qartësuar Allegri gjatë një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...