Wenger: Milani nuk mund ta fitojë LK-në

dardanmiftari | Tuesday, March 27, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se Milani nuk ka shanse reale për ta ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Kampionët e Serie A u kualifikuan në çerekfinale të garës evropiane duke eliminuar pikërisht Arsenalin, por Wenger gjatë kolumnen e tij për Eurosport ka shkruar se Milani nuk ka gjasa ta fitojë trofeun e më të mirit të Evropës.

“E njoh Milanin shumë mirë: ata luajnë shumë mirë përderisa funksionojnë si kolektiv, por nuk mendoj se ata kanë shanse ta fitojnë trofeun”.

“Ata kanë disa pika të dobëta, edhe pse kanë një lojtar me kualitetet e Zlatan Ibrahimovic. Robinho po ashtu mund të jetë i rrezikshëm në sulm, por ‘Ibra’ mund të shënojë shumë gola në një ditë të mirë”.

“Milani e di çfarë duhet të bëjë për të fituar në San Siro: Shpresoj që kushtet e fushës së tyre janë përmirësuar, pasi kundër nesh ishte tmerr! Çdokush shikon me respekt në Milanin, por mendoj se ata nuk kanë shanse ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...