Ibra të vazhdojë kontratën

dardanmiftari | Friday, March 02, 2012 | 0 Komente

Milani ka filluar negociatat me Zlatan Ibrahimovic rreth kontratës së re, shkruan Corriere dello Sport.

Gazeta italiane bën të ditur se agjenti i Ibras, Mino Raiola, është takuar me zyrtarët e Milanit, Adriano Galliani dhe Ariedo Braida, në zyrat qendrore të klubit gjatë të enjtes.

Kontrata aktuale e Ibrahimovic skadon në vitin 2015, por Milani raportohet se është i interesuar ta vazhdojë kontratën për edhe një vit, duke i ofruar atij ngritje të pagës.

Suedezi, i cili iu bashkua Rossonerëve në vitin 2010, është shënuesi më i mirë në Serie A me 15 gola këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...