Xavi nuk do të largohet nga Barca
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk është i interesuar të largohet nga klubi për t’u transferuar te Paris Saint-Germain, bën të ditur agjenti i lojtarit.
Burime nga Spanja zbuluan dje se PSG dëshironte të bëjë një ofertë në vlerën e 80 milionë eurove për lojtarin, sa është edhe klauzola blerëse në kontratën e tij. Megjithatë agjenti i Xavit ka përjashtuar një largim të tij nga Camp Nou.
“Xavi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2014 dhe nuk ka plane të largohet nga klubi”, ka qenë i shkurtë dhe i qartë agjenti i tij, Ivan Corretja.
Category: Futboll
0 Komente