Juve humb rastin

dardanmiftari | Wednesday, March 07, 2012 | 0 Komente

Juventusi ka barazuar me rezultat 1-1 si mysafir i Bolognas duke humbur një rast të mirë për ta marrë kreun e tabelës.

Ish-sulmuesi bardhezi, Marco Di Vaio, pranoi një top nga Gaston Ramirez, për ta mposhtur Buffonin (17’) dhe me epërsi të vendasve skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Mirko Vucinic e barazoi rezultatin pas asistimit të Andrea Pirlos (58’).

Në vazhdim ndeshja u tensionua, që për pasojë pati largimin e trajnerit mysafir, Antonio Conte, si dhe përjashtimin e Leonardo Bonuccit me kartonin e dytë të verdhë.

Juventusi gjendet në vend të dytë në tabelë me dy pikë më pak se lideri Milan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...