‘Shtatë me një’ (VIDEO)

dardanmiftari | Wednesday, March 07, 2012 | 0 Komente

I pamundur të përshkruhet me fjalë të thjeshta mund të konsiderohet kualifikimi i Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi Blaugranët me një fitore super të lartë prej 7-1 ka arritur ta s’kualifikojë Bayer Leverkusenin nga gara më prestigjioze evropiane.

Ishte kjo një ndeshje stërvitore për Barcelonën, ku shkëlqeu një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi, i cili u ka bërë të ditur të gjithëve se po kthehet në formën më të mirë me pesë golat e shënuar, që përbën rekord për numrin e golave të shënuara nga një lojtar në këtë garë, teksa gjermanët e Leverkusenit u turpëruan.Gjithçka filloi në minutën e 25-të, kur goleadën e hapi Lionel Messi me një parabollim. Epërsia u dyfishua (43’) përsëri nga Lionel Messi, që ishte dhe rezultati përmbyllës i pjesës së parë.
Leverkuseni u dogj nga Lionel Messi në furrën e Camp Nou tek në pjesën e dytë. Ishte argjentinasi ai që në minutën e 50-të shënoi për 3-0, para se Tello të realizonte për 4-0 (55’). Vetëm tri minuta më vonë Messi shënoi golin e katërt për 5-0 (58’), kurse golat nuk kishin të ndalur për Blaugranët të cilët me Tellon (62’) konfirmuan debaklin për 6-0.
Në minutën e 85-të Messi konfirmoi se do të ndalej në këtë takim me golin e tij të pestë, teksa golin e nderit për gjermanët e shënoi Karim Bellarabi në minutën e fundit, për rezultatin përfundimtar 7-1.
Barcelona kualifikohet kështu me rezultat të përgjithshëm 10-2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, teksa Lionel Messi ka pas kësaj faze hiç më pak se 13 gola këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe pa ndonjë problem të madh do të shpallet golashënuesi më i mirë i kësaj gare, pasi rivalët e tij janë shumë, shumë larg tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...