Juventusi në garë për Vertonghen

dardanmiftari | Thursday, March 29, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Ajaxit, Jan Vertonghen, mund të jetë shumë pranë largimit nga Ajaxi, pasi Juventusi ka shfaqur interesim konkret për të, gjithnjë sipas Tuttosport.
Mbrojtësi edhe më parë është lidhur me një kalim te klube si Arsenali dhe Tottenhami, por tani ka tërhequr dhe vëmendjen e gjigantit italian.

Vertonghen ka kontratë deri në vitin 2013 me Ajaxin dhe ka deklaruar se nuk e ka ndërmend ta rinovojë atë. Ajaxi dëshiron ta shesë, kështu që Juventusi pa ndonjë problem mund ta transferojë atë, për ofertën e duhur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...