Katër vazhdime për Hawks dhe Jazz

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Joe Johnson Janë dashur katër lojëra shtesë që Atlanta Hawks të shënojë fitore 139-133 ndaj Utah Jazz në ndeshjen më të gjatë të NBA-së në 15 vitet e fundit të zhvilluar mbrëmë në Philips Arena.

Në një betejë të jashtëzakonshme në mes të dy skuadrave të ekuilibruara, Hawks dhe Jazz bënë ndeshjen e parë me katër vazhdime që nga nëntori i vitit 1997 kur Phoenix dhe Portland bënë të njëjtën gjë.

Ndeshja më e gjatë në histori të NBA-së ishte gjashtë vazhdime dhe u zhvillua në vitin 1951 në mes të Indianapolis Olympians dhe Rochester Royals.

Në ndeshjen e të dielës mbrëma, që zgjati 68 minuta lojë, Joe Johnson shënoi 37 pikë dhe një tropikësh në sekondat e fundit të vazhdimit të dytë, për të çuar në një vazhdim tjetër. Josh Smith shënoi 22 pikë dhe 10 kërcime për Atalantan, që shënoi fitoren e 30-të (20 disfata).

Te Jazz (26 fitore dhe 23 disfata) më të mirët ishin Al Jefferson dhe Paul Millsap që së bashku shënuan 53 pikë dhe 30 kërcime.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...