Konfirmohet: Di Maria mungon ndaj APOEL-it

dardanmiftari | Sunday, March 25, 2012 | 0 Komente

Angel Di Maria dhe Lassana Diarra nuk janë përfshirë në skuadrën e Real Madridit që do të luajë të martën kundër APOEL Nicosia.

Argjentinasi është jashtë aksionit për më shumë se një muaj për shkak të lëndimit, ndërsa është pritur se do të luajë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, trajneri Jose Mourinho nuk i ka përfshirë ata në skuadrën e plotë prej 19 lojtarësh.

Po ashtu, për shkak të lëndimeve do të mungojnë edhe Jose Callejon dhe Ricardo Carvalho, ndërsa Xabi Alonso është i suspenduar.

Nga ana tjetër, në skuadrën e Los Blancos kthehen Mesut Ozil dhe Pepe, të cilët nuk luajtën ndaj Real Sociedadit për shkak të suspendimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...