Lampard: Nuk jemi si dikur

dardanmiftari | Tuesday, March 27, 2012 | 0 Komente

Frank Lampard mendon se Chelsea nuk luan në nivelin që ka luajtur në sezonet e kaluara.

“Rezultatet dhe pozita ku jemi në tabelë nuk gënjejnë – ne nuk jemi aq të mirë sa kemi qenë dikur”.

“Ne kemi pasur një fortesë këtu [në Stamford Bridge] dhe për arsye të ndryshme nuk po e bëjmë këtë tash. Është diçka që të gjithë duhet ta pranojmë”.

“Ju e dini se një ndeshje kundër një skuadre shumë të mirë si Tottenham do të jetë e vështirë. Por nuk mendoj se ne ishim aq të mirë. Ne duhej të luanim më shumë me urgjencën e treguar kundër Napolit”, ka thënë Lampard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...