Nuggets ndalojnë Bulls-at

dardanmiftari | Tuesday, March 27, 2012 | 0 Komente

Denver Nuggets, skuadra e cila ka shënuar më së shumti në NBA, ka refuzuar të dorëzohet ndaj skuadrës lidere (me më shumë fitore), Chicago Bulls, për të siguruar fitore 108-91.

Ty Lawson udhëhoqi te mysafirët me 27 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Arron Afflalo shënoi 22 pikë, derisa Nuggets shënuan fitoren e tretë në shtatë ndeshjet e fundit në udhëtim dhe të 27-tën e sezonit (23 disfata).

Fitorja e mban Denverin, që ka një mesatare prej më shumë se 103 pikësh për ndeshje, në nivel me Utah dhe Houston për pozitën e shtatë në garën e ngjeshur në Konferencën Perëndimore.

Liderët e lindjes, Chicago Bulls, mbeten 3 ndeshje e gjysmë mbi Miamin, që po ashtu pësoi disfatë mbrëmë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...