Liverpooli, përsëri telashe me racizëm (VIDEO)
Liverpooli është në qendër të telasheve të reja për racizëm, pasi një reklamë televizive e lansuar nga një televizion spanjoll e ku merr pjesë Pepe Reina është kritikuar për racizëm.
Klubi ishte kritikuar pas problemeve raciste me Luis Suarezin, ndërsa për reklamën e re televizive, drejtori i operacionit “Vota e Zezë”, një shoqatë jopolitike, ka kritikuar ashpër reklamën e re ku shihet portieri spanjoll.
“Jam tepër i shokuar. Si do të ndihet Reina kur t’i shohë bashkëlojtarët e tij të racës së zezë pas kësaj reklame”, theksoi Wolley.
Në këtë reklamë Reina shihet duke vallëzuar pranë zezakëve, para se udhëheqësi i tyre t’i thotë Reinas “mbretëreshë’, e më pas duke i thënë vetes “mbret”. Kjo aludoi në një marrëdhënie homoseksuale mes tyre teksa mbiemri i portierit spanjoll në përkthim do të thotë “mbretëreshë”.
“Groupama Seguros vlerëson se reklama nuk ofendon asnjë shtresë të njerëzve dhe përmbajtja është e pastër”, shkruan në komunikatën e kompanisë që sponsorizoi reklamën.
Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu.
Category: Futboll
0 Komente