Lamela: Më kërkoi edhe Barca

dardanmiftari | Thursday, March 01, 2012 | 0 Komente

Mesfushori argjentinas, Erik Lamela, ka deklaruar se edhe Barcelona e ka kërkuar atë para se të kalonte te Roma.

I pyetur nëse është penduar për kalimin te Roma, ai tha se kjo nuk ka ndodhur te ai, por shtoi se po që se do të kishte pasur dëshirë, tani do të ishte duke luajtur te Barcelona.

“Është e vërtetë se Barcelona u interesua për mua. Unë isha në Spanjë për të luajtur në një turne. Unë lujta në të gjitha ndeshjet dhe në një shkëlqeva. Kishte agjentë të Barcelonës të cilët më kanë përcjellur dhe kanë kërkuar informata për mua. Tani jam te Roma dhe jam shumë i lumtur e aspak nuk pendohem pse nuk nënshkrova për Barcelonën”, theksoi Lamela për Goal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...