Mourinho nuk kthehet te Chelsea

dardanmiftari | Thursday, March 01, 2012 | 0 Komente

Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, duket të ketë vendosur të mos kthehet te Chelsea, gjithnjë sipas burimeve të tabloideve britanike, të cilat citojnë vet portugezin të ketë bërë pohimin e mësipërm gjatë një vizite në Londër.

Mourinho ishte në Londër për të blerë një shtëpi, ndërsa shkoi në një restorant italian, La Famiglia, në Londrën Perëndimore, me bashkëshorten e tij Tami dhe motrën e bashkëshortin e gruas së tij. Mourinho takoi pronarin e restorantit, italianin Alvaro Maccioni, vajza e të cilit u rrëfye për Daily Mail.

“Ishte vërtet mirë që e kemi parë atë përsëri pas një kohe të gjatë. Ai erdhi me bashkëshorten e tij, motrën e bashkëshortes dhe burrin e saj. Ata kanë drekuar dhe janë kënaqur. Jose bisedoi me babain tim, për punët e familjes dhe se si shkonte biznesi. Ai tha se po kërkonte shtëpi dhe po kërkonte një vend të madh për tërë familjen”.

“Shumica e stafit të restorantit janë tifozë të Chelseat, duke më përfshirë dhe mua dhe të gjithë e pyesnim nëse ai do të kthehet në klub. Fatkeqësisht ai tha se nuk dëshiron të kthehet. Ne të gjithë u zhgënjyem pasi ai ishte menaxher i mrekullueshëm. Ai nuk na tregoi asgjë më tepër për planet e tij dhe ne nuk e kemi lutur, pasi është konsumator i rregullt dhe mik i familjes”, theksoi Marietta Maccioni për Mirror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...