Lucas ëndërron Interin

dardanmiftari | Friday, March 02, 2012 | 0 Komente

Mesfushori sensacional brazilian, Lucas, ka thënë se ai ëndërron që të kalojë te Interi në një të ardhme të afërt.

19 vjeçari po lidhet me një transferim në Giuseppe Meazza gjatë verës dhe dita ditës po qartësohet se ai ka gjasa që të përfundojë aty ku dhe ëndërron.

“Unë kam dy ëndrra: që të luaj në Lojërat Olimpike në Brazil dhe të shkoj te Interi. Interi është klubi më i madh në botë, Ronaldo luajti atje dhe shumë lojtarë të mëdhenj idolë të mi kanë luajtur në atë klub. Ata nuk janë në formë për momentin, por së fundmi ata fituan gjithçka, duke gëzuar gjithë Brazilin”, theksoi Lucas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...