Galliani: Ende më dhemb zemra

dardanmiftari | Friday, March 02, 2012 | 0 Komente

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se ai ende nuk e ka tejkaluar zhgënjimin pas barazimit me rezultat 1-1 ndaj Juventusit të shtunën.

Rossonerëve u është mohuar një gol i pastër, i cili ishte ndër vendimet e shumta skandaloze nga gjyqtari Tagliavento. Të gjithë kritikuan referimin, ndeshja kaloi, por plagët janë ende të pranishme.

“Paqe me Juventusin? Po, por kjo nuk ka të bëjë me paqen”.

“Jam fans i madh i Milanit dhe drejtor i klubit, por zemra ime është në të njëjtin vend me tifozët tjerë – ende po më dhemb”, tha Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...