Ende pa marrëveshje për finalen e Copas

dardanmiftari | Friday, March 02, 2012 | 0 Komente

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka marrë përgjegjësinë që të caktojë vendin ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Mbretit mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, pasi klubet dështuan të arrijnë një marrëveshje.

Zyrtarët e klubeve u takuan të premtën për të diskutuar mbi këtë çështje, që ka qenë mjaft problematike pas refuzimit të Real Madridit për të lejuar Santiago Bernabeun.

Katalanasit dëshirojnë që finalja të mbahet më 25 maj në Vicente Calderon të Madridit, përderisa rivali bask kërkon që takimi të zhvillohet në stadiumin Cartuja të Sevillas pesë ditë më herët.

AS pohon se pas këtyre telasheve, RFEF e konsideron përsëri Mestallan si opsion serioz për finalen e Kupës së Mbretit, e cila ishte nikoqire edhe vitin e kaluar, ku Real Madridi ngriti trofeun pasi mposhti Barcelonën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...