Milani nuk ka para për Fabianon
Negociatat ndërmjet Sevillas dhe Milanit për sulmuesin Luis Fabiano, duket se do të përfundojnë pa sukses, sidomos pas deklaratës së presidentit të klubit andaluzian, Jose Maria Del Nido, i cili thotë se Rossonerët nuk kanë para të mjaftueshme për ta blerë brazilianin.
“Milani nuk ka para për ta kërkuar Luis Fabianon. Oferta e parë që kemi marrë vlente për ndonjë lojtar rezervë”. “Luis e ka rinovuar kontratën me ne. Mendoj se ai do të qëndrojë te Sevilla edhe në dy sezonet e ardhshme”, ka thënë Del Nido për Goal.com Espana.
Category: Futboll
0 Komente