Cordoba: Interi ende është skuadra më e mirë në Itali

dardanmiftari | Wednesday, July 15, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Interit, Ivan Cordoba, thotë se zikaltrit vazhdojnë të jenë skuadra më e fuqishme në Serie A, përkundër se Juventusi ka bërë disa përforcime këtë afat kalimtar.
“Ndoshta ne jemi burim motivimi për ta. Është normale se kur një skuadër e përfundon sezonin pas një tjetre, atëherë mundohet ta arrijë më të mirën”. “Gjithmonë kam thënë se një skuadër duhet ta dëshmojë veten në fushë, mirëpo në letër, Interi vazhdon të mbetet skuadra më e fuqishme në Itali”. “Disa lojtarët të rinj kanë ardhur dhe merkatoja ende nuk është mbyllur, megjithatë tani për tani ne jemi më të fortit”, ka thënë Cordoba për “USA Today”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...