Maradona: Aguero duhet të luajë për Realin

dardanmiftari | Saturday, March 03, 2012 | 0 Komente

Legjenda argjentinase, Diego Maradona, e ka këshilluar dhëndrin e tij, Sergio Aguero, që të transferohet te Real Madridi gjatë verës.

“Aguero duhet të luajë për Real Madridin. Nëse ai do të nënshkruante për ta, do të bënte shpërthimin e madh”.

“Tani për tani, ai po bën aq mirë, është e vështirë që ta marrësh nga City. Ata dëshirojnë ta mbajnë, pasi Aguero është në planet e Mancinit.

“Sidoqoftë, nëse Reali e do një lojtar edhe e merr. Florentino Perez nuk ka kufij. Është në pikëpyetje se si do të bindet City, por jo me të holla, pasi ata nuk kanë nevojë për të holla”.

“Nëse Aguero kalon te Reali, Ronaldo do të shënonte 60 gola në sezon, pasi Aguero vet tërheq gjithë mbrojtjen kundërshtare”, ka thënë Maradona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...