Messi: Kur më rrihnin, gjithmonë më mbronte Pique
Është rrëfyer për fëmijërinë e tij në Barcelonë, super ylli argjentinas Lionel Messi.
Messi ka thënë se si i shkurtër me shtrat që ka qenë, e ngacmonin gjithmonë shokët e ekipit, por Gerard Pique gjithmonë e ka mbrojtur.
"Unë gjithmonë kam pasur shokë të mirë të ekipit në çdo kategori që kam luajtur. Unë gjithmonë kam qenë më i vogli dhe më është dashur që të luaj ndaj rivalëve që ishin shumë më superiorë se mua, jo vetëm si fizik, por edhe në moshë. Është e vërtetë që ka pasur lojtarë më të mëdhenj në moshë që më ngacmonin dhe Pique më ka mbrojtur. Ai ishte shumë i zhvilluar fizikisht dhe ishte e vështirë të merreshe me të", ka thënë argjentinasi.
Category: Futboll
0 Komente