“Milani mund të eliminojë Barcelonën”

dardanmiftari | Friday, March 16, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Milanit, Umberto Gandini, nuk është aspak i zhgënjyer nga shorti i vështirë që ka vënë Rossonerët përballë Barcelonës, duke thënë se kuq e zinjtë do të luftojnë për kualifikim.

“Ne tashmë jemi përballur me Barcelonën dhe ne jemi më të fuqishëm se sa në fazën grupore. Është një short i hapur. Ne mund të themi se kemi humbur me rezultat 5-4 në ndeshjet e fazës grupore, por kjo që kemi luajtur ndaj tyre, do të na ndihmojë edhe më shumë”.

“Shorti ndaj Barcelonës na jep shumë besim. Ne dimë si të luajmë ndaj tyre. Ne dimë se është e vështirë, por mendoj se kemi gjasa të njëjta për të kualifikuar tutje sikurse Barcelona”, ka thënë Gandini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...