Moratti: Ranieri nuk largohet

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka siguruar Claudio Ranierin se ai nuk do të shkarkohet dhe se do të qëndrojë në San Siro deri në fund të sezonit.

Ranieri është vënë edhe më shumë nën zjarr pas disfatës nga Juventusi të dielën, me shumë media italiane që besojnë se është vet tekniku 60 vjeç ai që do të japë dorëheqjen. Sidoqoftë, Moratti pret që ai të qëndrojë së paku deri në fund të sezonit.

“Mendoj se Ranieri do të qëndrojë deri në fund të sezonit”, ka theksuar Moratti.

Favoritët për të zëvëndësuar Ranierin janë disa trajnerë, duke përfshirë Pep Guardiolën, Andres Villas Boas dhe Zdenek Zeman.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...