Muamba humb vetëdijen – anulohet ndeshja (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, March 17, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Boltonit, Fabrice Muamba, është dërguar në spital pasi humbi vetëdijen në ndeshjen kundër Tottenhamit në kuadër të FA Cup.

Lojtari u rrëzua në fushë në minutën e 42-të, ndërsa stafi mjekësor u hodh në fushë për t’ia ofruar ndihmën e parë dhe për ta rikthyer në jetë.

Teksa 23-vjeçarin po e largonin nga fusha, arbitri Howard Webb e anuloi ndeshjen, dhe rezultati ishte 1-1.

“Fabrice Muamba është dërguar në spital pas kolapsit, por nuk do të japim informata tjera në këtë fazë”, ka thënë një zëdhënës i Boltonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...