Owen: Mund të ndikoj për titullin

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Michael Owen, është duke shpresuar që të kthejë formën e tij shumë të mirë golashënuese sa më shpejtë që është e mundur, në mënyrë që t’i ndihmojë ekipit të tij në luftën për titull të kampionit në Ligën Premier.
“Shpresojmë që Ferguson të ketë të drejtë kur thotë se mund të kthehem në formë. Unë e di se nëse ai ka nevojë për një gol dhe më fut në lojë, atëherë unë mund t’ia sjell atë gol”.

“Ishin muaj të vështirë për mua, duke parë djemt e rinj teksa po stërviteshin, ishte rëndë për mua. Dhe fundi i këtij pushimi tim po afrohet, le të shpresojmë se do të jem në gjendje të luaj dhe të shënoj gola”, u shpreh Owen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...