Pastore e dëshiron Higuainin te PSG

dardanmiftari | Saturday, March 03, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Javier Pastore, thotë se po t’i jepej mundësia e transferimit, atëherë do ta sillte bashkëkombësin Gonzalo Higuain te klubi i Ligue 1.

“Do të më pëlqente ta sillja një lojtar si Higuain. Ai do të bëhej pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës sonë dhe do ta bënte dallimin në Francë”.

“Unë kam raporte të mira me të, por nuk kemi folur (për këtë). Ai është te Real Madridi, nuk është te një klub më i vogël se Paris Saint-Germain”, ka thënë 22-vjeçari për CNN, duke lënë të kuptohet se një transferim i tillë është vështirë të ndodhë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...