Van Persie: Arsenali nuk e meritoi fitoren

dardanmiftari | Saturday, March 03, 2012 | 0 Komente

Edhe pse është i kënaqur me tre pikët, sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, mendon se skuadra e tij nuk meritoi të fitonte në Anfield kundër Liverpoolit.

Me rezultat 2-1, Topçinjtë regjistruan fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier edhe pse Redsat treguan më shumë sa i përket lojës.

“Është shumë e rëndësishme të shënosh në Anfield, është diçka e madhe”, ka thënë holandezi për Sky Sports, duke u shprehur krenar për fitoren.

Megjithatë, ka shtuar: “Nuk mendoj se e merituam (fitoren), Liverpooli luajti më mirë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...