Pearce: Nuk ishte natë e veçantë
Përzgjedhësi i ‘përkohshëm’ i Anglisë, Stuart Pearce, thotë se ndeshja e tij e parë si menaxher i kombëtares nuk ishte asgjë e veçantë.
“Kjo nuk ishte natë e madhe për mua, e as për të pranishmit në Wembley”.
“Gjithë ajo që po bëj është që të blej kohë për Federatën Angleze të Futbollit derisa ata që gjejnë njeriun e duhur. Menaxher kryesor i kombëtares angleze për momentin është dikush tjetër dhe jo unë”, tha Pearce pas disfatës nga Holanda.
Category: Futboll
0 Komente