Reali në garë për Islan

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Real Madridi raportohet se ka ngjallur interesim për mbrojtësin e krahut të Udineses, Mauricio Isla.

Kiliani ka joshur interesimin e klubeve më të mëdha evropiane dhe pronari i Udineses, Giampaolo Pozzo, tashmë ka konfirmuar interesimin nga Liverpool dhe Arsenal.

Megjithatë, së fundi raportohet se edhe Reali është vënë në kërkim të mbrojtësit, i cili mund të luajë edhe si mesfushor, para afatit kalimtar veror.

Madrilenët e shohin Islan si alternativë nëse ata dështojnë të transferojnë Mario Fernandes nga Gremio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...