Reali vazhdon heshtjen mediatike

dardanmiftari | Sunday, March 25, 2012 | 0 Komente

Aitor Karanka Real Madridi ka vazhduar heshtjen mediatike edhe pas fitores prej 5-1 ndaj Real Sociedadit në Santiago Bernabeu.

Los Blancos shfaqën paraqitje fantastike ndaj Sociedadit për të mbajtur distancën prej gjashtë pikësh ndaj Barcelonës, por as fitorja e thellë nuk mjaftoi që qëndrimi i mbretërve të ndryshonte.

As asistenti Aitor Karanka, i cili u ul në ulësen e trajnerit për shkak të suspendimit të Jose Mourinhos, e asnjë prej lojtarëve tjerë nuk ka dalë për t’u shprehur për rrjedhën e ndeshjes pas përfundimit të saj.

Për ndeshjen e radhës në udhëtim te Osasuna, Real Madridi ka të lirë trajnerin Jose Mourinho dhe mesfushorin Mesut Ozil, përderisa i suspenduar mbetet Pepe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...