Ronaldo lë pa shpresa Barçën (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, March 10, 2012 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo Real Madridi e ka shënuar fitoren e 11-të radhazi, e cila ishte më e vështirë se sa që është pritur, pasi Betisi bëri rezistencë në një takim tejet interesant, i cili përfundoi me rezultat 2-3 për skuadrën mbretërore.

Ndeshja ishte dinamike që nga fillimi, kur vendasit shfaqën urinë e tyre për të realizuar.

Jorge Molina pas një aksioni të mirë arriti të mposhtë Iker Casillasin për 1-0 pas vetëm 10 minutash lojë, duke ua bërë të ditur madrilenëve se do të kenë vështirësi.

Sidoqoftë, në skenë shumë shpejt paraqitet Gonzalo Higuain, i cili nga një pozitë e vështirë shënoi për 1-1 (25’), që ishte dhe rezultati i pjesës së parë, ku pamë po ashtu dhe një transverzale të vendasve të Betisit dhe një sper rast të volitshëm të lëshuar nga Higuain.

Në pjesën e dytë flet futbollisti më i mirë në botë. Cristiano Ronaldo (52’) shënon për 2-1 dhe epërsinë e parë të Realit në këtë takim.

Nuk kaluan tre minuta dhe tifozët vendas ndezen, pasi Jefferson Montero barazoi rezultatin në 2-2 (55’).

Reali në vazhdim të takimit dominoi dhe pikërisht njeriu të cilin e adhurojnë më shumë tifozët madrilen, Cristiano Ronaldo (73’), shënoi golin e fitores për 2-3.

Me këtë fitore Real Madridi ka 67 pikë në vendin e parë në La Liga, 13 pikë më shumë se sa Barcelona që të dielën i shkon Santanderit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...