Ronaldo: Të vjedhur, të vjedhur, të vjedhur
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i kishte humbur nervat pas barazimit kontravers ndaj Villarrealit të mërkurën mbrëma.
Ronaldo është parë duke thënë para kamerave televizive gjatë parakalimit në tunel: “Të vjedhur, të vjedhur, të vjedhur, të vjedhur...”.
Reagimi i Ronaldos erdhi pas barazimit me rezultat 1-1 ndaj Villarrealit në El Madrigal, ku gjyqtari përjashtoi Jose Mourinhon, Sergio Ramosin, Mesut Ozil dhe asistentin Rui Faria, teksa nga ana tjetër në lojë mbeti Marcos Rubben i Villarrealit, i cili mori dy kartonë të verdhë pas 50 minutash lojë.
Category: Futboll
0 Komente