Rosicky krenar për paraqitjen e Arsenalit
Arsenali është larguar nga Liga e Kampionëve kokëlartë- ka deklaruar mesfushori Tomas Rosicky.
Topçinjtë bënë një paraqitje mahnitëse në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Milanit duke shënuar tre gola, megjithatë Rossonerët kishin shënuar një më shumë në terren të tyre.
“Jam krenar për bashkëlojtarët e mi, sepse ajo që treguam sot (e martë) ishte futboll i shkëlqyer, por është pikëlluese sepse jemi jashtë gare”.
“Mund të largohemi me kokat lartë, mirëpo dështuam në Milano”, ka deklaruar çeku.
Category: Futboll
0 Komente