Van Bommel i lehtësuar pas kualifikimit

dardanmiftari | Wednesday, March 07, 2012 | 0 Komente

Mark van Bommel është i lehtësuar pasi Milani arriti të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve edhe pse u “deklasua” nga Arsenali në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit të zhvilluar mbrëmë në Emirates Stadium.

Rossonerët arritën në Londër me një epërsi prej katër golash, por u mposhtën 3-0 në Emirates dhe madje rrezikuan të pësojnë edhe më shumë, por arritën të kualifikohen për në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4-3.

“Ndesha kishte gjithçka. Por mendoj se ishte faji i jonë, pasi ne u dhamë atyre mundësi të rikthejnë vetëbesimin”.

“Në pjesën e parë Arsenali na deklasoi neve me lojën e tyre të fuqishme. Por mendoj se ne luajtëm shumë më mirë në pjesën e dytë”, ka thënë Van Bommel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...