Start i keq edhe për Dritën

dardanmiftari | Saturday, March 10, 2012 | 0 Komente

Drita ka dështuar që të fitojë para tifozëve të vet në Gjilan në takimin e zhvilluar ndaj Trepçës, ekip që doli fitimtar me rezultat 2-1, duke realizuar fitore të rëndësishme në transfertë.

Mysafirët nga Mitrovica ishin përforcuar gjatë afatit kalimtar dimëror dhe sulmuan portën kundërshtare, duke kaluar në epërsi me golin e Shpëtim Babajt në minutën e tetë të takimit.

Epërsia u dyfishua shpejt (15’) me anë të Argjent Mustafës, i cili realizoi me kokë.

Intelektualët u munduan që të rikthejnë gjithçka, por ajo që arritën ishte vetëm një gol anga Armend Kastrati, duke bërë që ndeshja të përfundonte me rezultatin 1-2 për Trepçën.

Drita mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, tri pikë më pak se liderja Prishtina, teksa Trepça me këtë fitore ka grumbulluar 22 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...