Thiago Silva nuk është në shitje!
Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, e ka njoftuar presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell, që të mos humbë kohë duke kërkuar Thiago Silvan.
“Nëse Sandro Rosell më pyet për Thiago Silvan, përgjigja ime do të jetë e sjellshme, por e fuqishme: Ai nuk është në shitje”, ka deklaruar Galliani për Tuttosport.
Sa u përket sfidave çerekfinale mes dy skuadrave në kuadër të Ligës së Kampionëve, shefi i Rossonerëve ka thënë se shpreson që Milani t’u shkaktojë telashe Blaugranëve.
Category: Futboll
0 Komente